Tërheqja e materialeve zgjedhore – ZAZ 2 nis e para shpërndarjen e bazës materiale

jahiqi materialet

Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt qendrave të votimit.

 E para në Shkodër nisi KZAZ nr 2 e vendosur në Pallatin e Sportit e cila ka 106 qendra votimi nën administrim.

Ka patur disa tërheqje të komisionerëve në komisionet e qendrave të votimit, të cilët, sipas Jahiqit, janë zëvendësuar duke mos krijuar ngëçe në procedura.

405 qendrat e  votimit janë pajisur me infrastrukturën e nevojshme, duke qënë gati per t’u çelur mëngjesin e së dielës.