Kampionati i vajzave: Luhet java e 17-të, spikat ndeshja Vllaznia-Apolonia

vajza

Pas zhvillimit të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, rikthehet këtë fundjavë kampionati i futbollit të vajzave, me javën e parafundit të sezonit.

Sfida më interesante e javës është ajo mes Vllaznisë dhe Apolonisë, një përballje që pritet të jetë mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat. Takimi do të luhet ditën e shtunë në ora 15:00 në stadiumin “Loro Boriçi”

Gjithashtu, të shtunën Egnatia do të udhëtojë drejt Lushnjes për sfidën e radhës. Ndeshja është planifikuar të luhet në ora 15:00. Të dielën do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës së 17-të. Laçi do të përballet me Partizanin, me ndeshjen që do të luhet në orën 12:00 ndërsa  Gramshi pret Partizanin në orën 16:00.

Takimi i fundit i kësaj jave do të zhvillohet të hënën, ku Tirana do të luajë kundër Teutës në kompleksin “Skënder Halili” në orën 17:00.

Java e 17-të e kampionatit të futbollit të vajzave:

Vllaznia – Apolonia 26.04.2025, ora 15:00

Lushnja – Egnatia 26.04.2025, ora 15:00

Laçi – Partizani 27.04.2025, ora 12:00

Gramshi – Kinostudio 27.04.2025, ora 16:00

Tirana – Teuta 28.04.2025, ora 17:00

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.