­Hajdutët tentojnë të vjedhin dy banesa – Policia e Shkodrës nis punën për identifikimin e tyre

policia shkoder motorra

Policia e Shkodrës njofton se persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin dy banesa të ndryshme.

 Më datë 27.04.2025, një 71- vjeçar, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Muriqan, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri.

Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po më datë 27.04.2025, një 66- vjeçar, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Samrish, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë DVP Shkodër,  njofton se në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan një 40- vjeçar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 28 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 28 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.