“Emocionet e pas ndeshjes” – Baku, Pashollari dhe Mani, analizojnë barazimin e Vllaznisë

Gazetari sportiv Ervin Baku, fotoreporteri sportiv Petrit Pashollari dhe vidioanalisti Ardit Mani, të ftuar në emisionin “Emocionet e pas ndeshjes”, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra analizuan barazimin e Vllaznisë me Dinamon, takim i vlefshem për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja e ardhshme për Vllazninë është të dielën në transfertë me Bylisin për llogari të javës së 33- të Superiores.