The post Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, kryetari i delegacionit të RTSH: Pritshmëritë në natën finale janë të mëdha appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, Edvin Shvarc, kryetar i delegacionit të RTSH-së në Eurovision 2025, theksoi se pritshmëritë jo vetëm janë përmbushur, por edhe tejkaluar.
“Arriti pritshmëritë madje mund të themi që ka shkuar përtej, sepse kënga “Zjerm” mund të konsiderohet shumë interesante edhe nga pikëpamja e ndërtimit të materialit muzikor edhe të lirikës kuptimplote dhe atë që përcjell për më tepër është një shprehje e drejtpërdrejt e vet misionit që ka Eurovizioni, i cili synon në promovimin e unitetit”, u shpreh Shvarci.
Ai shtoi se artistët kanë shkëlqyer në çdo aspekt, nga interpretimi dhe kërcimi, te emocionet që kanë përcjellë në publik. Sipas tij, “Zjerm” ka fituar zemrat e dëgjuesve, madje edhe të atyre që nuk e kuptojnë gjuhën, përmes fuqisë emocionale dhe identitetit kulturor që mbart.
“Artistët shkëlqyen me performancën e tyre interpretimin kërcimin, ishin të mbushur me emocione jo vetëm ata por edhe pjesa tjetër e delegacionit. Jo vetëm nëpër holl dhe korridore ku po zhvillohet festivali por edhe nëpër rrugë mund të dëgjosh njerëz që këndojnë këngë me fjalë që nuk i kuptojnë të këngës “Zjerm”. Identiteti qëndron pikërisht në larminë që paraqet secili nga vendet përfaqësuese dhe në rastin konkret uniteti shprehet nëpërmjet elementeve të muzikës folklorike moderne nën ritmin e së cilës po ecën dhe po përparon sot muzika. Kjo këngë nga dëgjuesit nga kritikët dhe organizatorët është kaq e veçantë sepse është një ndërthurje midis tradicionales dhe modernes çka e bën këngën sa u unike në përmbajtje aq dhe për bashkuese në paraqitjen në paraqitjen skenike. Një element tjetër që i rrit vlerat këngës dhe interpretimit të saj është gjuha amtare”, tha Shvarci, duke nënvizuar rëndësinë e përdorimit të gjuhës shqipe si një vlerë artistike e shtuar.
Kryetari i delegacionit shqiptar u shpreh optimist për rezultatin final, duke thënë se performanca e Shkodrës Elektronike është një nga më të përkryerat që Shqipëria ka sjellë ndonjëherë në Eurovision, dhe se pritshmëritë për një renditje të lartë janë reale.
“Është e veçantë mënyra se si kemi zgjedhur të përfaqësohemi këtë vit në Eurovision, dhe kjo mënyrë na bën të ndjehemi shumë dinjitoz dhe me integritet. Sepse interpretimi këtë herë shumë i veçantë dhe unik. Mund të ngjitet në podiumin e nderit dhe ka shumë shpresa sepse te dy artistët janë të bindur për interpretimin, pamjen skenike, me çdo element që Shkodra Elektronike po konkurron në Eurovision këtë vit është pothuajse i përkryer, kështu që pritshmëritë janë të mëdha. Ka shumë gjasa që juritë profesioniste të vendeve anëtare të votojnë në mënyrë profesionale pa marrë parasysh arsyet e tjera”, u shpreh ai.
The post Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, kryetari i delegacionit të RTSH: Pritshmëritë në natën finale janë të mëdha appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Eurovision 2025, sonte Gjysmëfinalja e Dytë! Festivali ekskluzivisht në RTSH 1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>16 shtete do të ngjiten sonte në skenë për të interpretuar këngët e tyre.
Gjatë natës së dytë nuk do të mungojnë surprizat e shumta dhe spektakli. Të ftuar specialë do të jenë 4 artistë, të cilët në Eurosongun e vitit 2020 nuk mundën të këndonin këngët e tyre për shkak të anulimit të festivalit si pasoje e pandemisë Covid-19.
Kjo mbrëmje, ashtu sikurse edhe Gjysmëfinalja e Parë e 13 majit, do të moderohet nga komediania dhe aktorja e njohur Hazel Bruger dhe përfaqësuesja e Zvicrës në Eurovizionin e vitit 1991, Sandra Studer. Dy bashkëmoderatoreve në finalen e 17 majit do t’u bashkohet edhe prezantuesja e spektakleve italiane, Michelle Hunziker.
Nga 16 këngë që konkurrojnë sonte vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në finalen e madhe. Anglia, Gjermania dhe Franca kalojnë automatikisht në finale nga shtetet që garojnë sonte, ndërsa për vendet e tjera pas përfundimit të interpretimit të artistëve do të hapet votimi për publikun dhe në fund të mbrëmjes do të mësojmë edhe 10 finalistët e dytë të kësaj gare.
Shtetet që konkurrojnë sonte janë Armenia, Australia, Austria, Greqia, Irlanda, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Çekia, Danimarka, Finlanda, Gjeorgjia, Izraeli, Luksemburgu, Malta dhe Serbia.
Gjysmëfinalja e 13 majit ishte një sukses për Shqipërinë, ku Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” u kualifikua për në finalen e 17 majit.
Gjysmëfinalja e Dytë dhe Finalja e 17 majit do të transmetohen ekskluzivisht në RTSH 1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.
The post Eurovision 2025, sonte Gjysmëfinalja e Dytë! Festivali ekskluzivisht në RTSH 1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post 80 vite RADIO SHKODRA – Zëri i qytetit që nuk hesht kurrë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Ndërsa programacioni dhe ajo që iu përcoll dëgjuesve fal talentit, pasionit dhe përkushtimitë punonjësve ndër vite e bënë këtë media një nga simbolet e qytetit dhe zërin e dashur i qytetarëve shkodranë e jo vetëm.
Historiku i 80 viteve të Radio Shkodrës, që prej shumë vitesh është pjesë e Radio Televizionit Publik Shqiptar u përkujtuan përmes një maratone transmetimi që u realizua nga një prej ikonave të Radio Shkodrës, gazetarja Merita Sokoli Çoba, për të cilën pasioni dhe dashuria për radion nuk njeh moshë.
Falë punës dhe kontributit të brezave të punonjësve dhe drejtuesve, Radio Shkodra, prej disa vitesh, është transformuar në një media audiovizive, e njohur si RTSH Shkodra – një nga katër degët lokale të Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Në këtë ditë të 80-vjetorit të themelimit të saj, Radio Shkodra hapi dyert për nxënësit e shkollave të qytetit, të cilët u njohën me historinë dhe traditën e medias së parë në qytetin e tyre.
The post 80 vite RADIO SHKODRA – Zëri i qytetit që nuk hesht kurrë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post “Orkestra do të ketë trajtimin që meriton”, Drejtoresha e RTSH takon artistët: Vlerësime për punën tuaj appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Vlerësimi për punën e tyre te palodhur, tha drejtoresha, do të përkthehet edhe në rritje të mundësive të shpërblimit monetar, në rritje të audiencës.
“E konsideroj trupën tuaj një aset të jashtëzakonshëm jo vetëm të Televizionit Shqiptar, por një aset kombëtar. Jam tërësisht e predispozuar t’ju mbështes në çdo projekt, në çdo kërkesë për rritjen e standardeve tuaja profesionale, të standardeve të shpërblimit, që ju të konkurroni edhe me atë që merrni, jo vetëm me atë që jepni… me njerëz të kategorisë tuaj dhe me orkestrat jashtë vendit,” tha znj. Vasili.
Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962 si formacioni orkestral më i madh i kohës. Orkestrantët ishin kryesisht muzikantë të rinj, që studiuan në vend, si dhe profesionistë të specializuar në Pragë, Moskë, Laipcig etj. Fillimisht u quajt “Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografisë”.
Krijimi i Orkestrës shënoi një etapë të re në zhvillimin kulturor dhe artistik në Shqipëri. Koncerti i parë u realizua më 20 gusht të po atij viti nën dirigjimin e Mustafa Krantjas.
Orkestra Simfonike e RTSH ka realizuar produksionet muzikore për shumicën e filmave shqiptarë dhe mban titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
The post “Orkestra do të ketë trajtimin që meriton”, Drejtoresha e RTSH takon artistët: Vlerësime për punën tuaj appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post “Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Ditët janë të mbushura me agjendën e provave të mirëpërcaktuara për çdo artist e grup, me qëllim definimin e çdo detaji skenik. I sheh të enden e rendin holleve të St Jakobshalle, të preokupuar, të emocionuar, sepse orët e ditët po ikin e më 13 maj nis gjysmëfinalja e parë.
Ndryshe nga çdo vit, këtë herë Eurovisioni do të ketë një zonë të dedikuar për qetësinë dhe rehatinë e artistëve, në ato momentet më të vështira të pritjes deri në shfaqjen në skenën e madhe.
E kanë quajtur “Disconnected Area”, ku nuk do të lejohet asnjë filmim, asnjë postim në mediet sociale, asnjë medie e pranishme, sepse kjo do të jetë hapësira e qetësisë dhe paqes aq shumë të domosdoshme. Krejt ndryshe do të jetë zona aty pranë “Connected Area”, ku do të gëlojë zhurma, intervistat, xhirimet… nga gazetarët e blogerët e mbledhur anembanë Europës, që do të komentojnë e analizojnë çdo performancë e artist.
“Shkodra Elektronike”, grupi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2025, është kthyer tashmë në kryefjalë të komentimeve në çdo blog të huaj.
Më shumë se yje në skenë, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca po vlerësohen si artistë të vërtetë, të jashtëzakonshëm.
Audiencës i ka goditur jo vetëm kënga, ritmi, teksti, byte muzikor unik, por dhe karakteri i dyshes simpatike, origjinaliteti e sinqeriteti i tyre artistik e narrativ.
“Shkodra Elektronikë” po i tërheq pak e nga pak të gjithë në “Zjerm”-in e tyre, rreth të cilit po duan të gjithë të hedhin valle, të këndojnë e të arratisen nga bota e egër e të ëndërrojnë atë të paqtën e të bukurën, ashtu si Beatriçja në atë njëminutëshin, në këngën që po bëhet refreni i të gjithëve… Shndrit, shndrit… këndojnë të gjithë, edhe ata që nuk dinë shqip. Ndërsa e kërcejnë lehtësisht ritmin e tribalit elektronik, me ato fintet që Beatriçja i çliron aq me elegance prej vetit… ashtu e veshur në të kuqen e zjarrit, në të kuqen e Rozafës së legjendës, që duart e nënës Irina Dema kanë qëndisur mbi trupin e së bijës, duke sjellë në skenë një pjesë të Shkodrës e të historisë që ne e duam të gjithë, e që të huajt i tërheq si me magji prej mistikës që mbart ndër shekuj.
The post “Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Ura e re mbi Bunë, rikthim i lidhjeve të vjetra? appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Kjo ishte një ndër pyetjet që u ngrit në emisionin “Një Shqipëri” në RTSH me Mentor Nazarkon dhe Oneda Skënderin.
Marrëveshja për ndërtimin e urës 380 metër të gjatë mbi lumin Bunë u miratua nga Parlamenti i Malit të Zi, duke i hapur rrugën realizimit të një projekti infrastrukturor që do të mundësojë kalimin e automjeteve, këmbësorëve dhe biçikletave mes Velipojës dhe Ulqinit. Marrëveshja u nënshkrua më 27 shkurt 2023 në Podgoricë nga kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç.
“Lidh dy shtete, urën e kemi pasur si mision të kahershëm. Shpresojmë që do të përfundojë shumë shpejt. Kjo do të jetë një urë lidhëse, që do të lidhë dy plazhe shumë të bukura,” tha Ilir Harasani.
“A do të kemi një rikthim të lidhjeve të vjetra?” pyeti Nazarko.
“Ura do të thotë si ndërtohen marrëdhëniet ndërmjet një kombi. Kemi 80 për qind shqiptarë në Mal të Zi. Problemi qëndron tani me qeverinë aktuale, do të thotë se plani ka kaluar. Pjesa e Shqipërisë e ka kryer punën e vet, ndërsa pjesa malazeze ende jo,” tha Harasani.
Çfarë përfaqëson Ulqini si qytet? A bashkëjetojnë në mënyrë normale shqiptarët me sllavët, apo të tjerë?
“Deshëm ne, nuk deshëm ato i kemi komshinjtë e parë, do ta mësojmë gjuhën e tyre. Kur hap televizorin, informatat e para i kemi në gjuhën sllave dhe shtypin. Koha është të bëhet ajo urë. Ne jemi konstruktivë. Harmonia fetare ka qenë në nivel të kënaqshëm. Ulqinakët kanë qenë njerëz të butë. Martesa të përziera, ka pasur…” u shpreh Gazmend Çitaku.
“Ulqini nën pushtimin e Vendedikut ishte epiqendër e prodhimit të kripës. Ulqini dha edhe 2 familje të rëndësishme të mesjetës që kanë qenë dhe pjesë e betejës së vitit 1571, që zmbrapsi osmanët në atë kohë. Ulqini vetëm një herë ishte në Shqipëri, në kohën e Italisë. Ulqinakët përveçse në Shkodër janë dhe pararoja e detarisë në Durrës. Mund të përmendnim dhe Haxhi Aliun, që është një pirat i famshëm. Është një ndër detarët më të famshëm të të gjitha kohërave. Është ai njeri që ende sot nderohet. Te Shpella e Karaburunit ende hidhet një copë bukë, për nder të shpirtit të tij,” tha Sami Flamuri.
The post Ura e re mbi Bunë, rikthim i lidhjeve të vjetra? appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Fitorja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Sukses kualifikimi në finale, por ka edhe kritika për pjesën e dytë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Përpos kualifikimit në finale që është një sukses që i afron kuqeblutë shumë pranë titullit kampion, të ftuarit në panel, përcollën kritika për luhatjen e lojës së Vllaznisë në pjesën e dytë.
Sfida finale, e vlefshme për titullin kampion të sezonit 2024-2025, do të luhet me datë 12 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”, duke filluar nga ora 20:00.
The post Fitorja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Sukses kualifikimi në finale, por ka edhe kritika për pjesën e dytë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Drejtuesja e re e RTSH takohet me stafin – Eni Vasili, gruaja e parë në krye të institucionit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Pas marrjes së mandatit, drejtuesja e re zhvilloi një takim me stafin e institucionit, duke shprehur edhe qasjen e saj.
“Të rrini të qetë! Punoni të qetë. Jepni maksimumin tuaj me aq sa mundeni në përditshmërinë tuaj. Sigurisht në mënyrë graduale do të mundohem t’ju dëgjoj të gjithëve një nga një, problematikat që keni si sektor, por edhe si individë, si profesionistë. Është shumë e rëndësishme që të jemi të gjithë në funksion të ekranit, të atij imazhi për të cilin jemi këtu – gazetarë, regjisorë, skenaristë, autorë, montazhierë… Këta janë artistët e ekranit dhe të gjithë ne të tjerët jemi në funksion të atij minutazhi që japim në transmetim,” tha Drejtoresha e Përgjithshme e radiotelevizionit, znj. Vasili.
Gjatë takimit me stafin, drejtuesja kërkoi bashkëpunim me të gjithë punonjësit e Radio Televizionit publik, duke premtuar se do t’i jepet fund periudhës së zgjatur tranzitore që përjetoi institucioni.
“Kërkoj ndihmën tuaj në mënyrë të përulur, të paktën në këtë fazë të parë, të përballjes së parë, të njohjes së parë me problemet që ekzistojnë. E di që janë shumë. Do t’i zgjidhim! Jam e bindur që do t’i zgjidhim të gjitha,” theksoi znj. Vasili.
Eni Vasili u zgjodh në krye të Radio Televizionit Publik Shqiptar pasi siguroi shumicën e votave në Këshillin Drejtues, mes 12 kandidatëve që paraqitën ambiciet për të drejtuar këtë institucion.
The post Drejtuesja e re e RTSH takohet me stafin – Eni Vasili, gruaja e parë në krye të institucionit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post 65-vjetori i Televizionit Shqiptar, Ketrin Gjoçaj dhe Tom Therçaj: Aset i çmuar kombëtar, shkollë për breza të tërë gazetarësh appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Përgjatë dekadave, RTSH ka qenë shtëpia e programeve të rëndësishme kulturore, artistike, informuese dhe edukative, duke u kthyer në një “shkollë” për shumë brezash gazetarësh, regjisorësh, aktorësh dhe prezantuesish.
Në kuadër të përvjetorit, dy nga figurat ikonike të këtij institucioni ndanë kujtimet dhe përvojat e tyre për RTSH 24, duke vlerësuar rolin historik dhe misionin e pandërprerë të televizionit publik.
Tom Therçaj, gazetar me mbi 40 vjet përvojë në Televizionin Shqiptar, kujtoi fillimet në vitin 1982 kur transmetimet realizoheshin me film, krahasuar me teknologjinë bashkëkohore të sotme.
“Fillimet e punës time ishin në 1982 kur atëherë kemi filluar të xhirojmë me film dhe sot kemi teknologjinë bashkëkohore. Është një hark kohor që përmbledh një periudhë transformimi i transmetimit. Profesionalizmi i viteve të para në televizion ka qenë i spikatur, ka qenë një shkollë e vërtetë. Koha sjellë ndryshimin dhe përparimin, por një gjë është esenciale që profesionalizmi i gazetarëve në këtë televizion ka qenë i spikatur. Janë lëvruar të gjitha tipologjitë televizive. Janë mbi 4 dekada në këtë televizion dhe ka qenë një shkollë formimit, profesionalizmit që janë shoqëruar me momente që më kanë bërë të ndihem krenar, por edhe momente të vështira. Fakti që kjo media është publike duhet të jetë në shërbim të njerëzve për informimin, gjuhën dhe kulturën dhe nuk mund të ketë asnjë lidhje me mediat e reja që shkojnë drejt klikimeve. Televizioni publik është një aset kombëtar shumë i çmuar që duhet zhvilluar dhe ruajtur”, u shpreh Therçaj.
Ikona e Televizionit Shqiptar, Ketrin Gjoçaj e cilësoi këtë institucion si një “shkollë për shumë breza gazetarësh, prezantuesish e krijuesish”.
“Nuk ka si institucioni i Televizionit Shqiptar që ka qenë një shkollë për shumë gazetarë, prezantues, krijues, regjisorë, të cilët kanë dalë nga ky televizion. Koha ka ecur, zhvillimi teknologjik ka bërë punën e vet. Jam me fat që kanë bërë punën që kam dashur dhe ka dhënë dhe kam marrë emocione shumë të mëdha në këtë institucion”, tha ajo.
Si media publike, Televizioni Shqiptar ka luajtur një rol thelbësor në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, duke i qëndruar besnik vlerave të gazetarisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Me kalimin e kohës, televizionit publik i është dashur të përshtatet me zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e publikut modern, duke kaluar nga filmat bardh e zi në transmetime me standarde të larta digjitale dhe platforma multimediale.
Sot, Televizioni Shqiptar operon me një rrjet të gjerë kanalesh televizive dhe radiofonike, duke mbuluar gjithë territorin shqiptar, me një mision gjithnjë në shërbim të interesit publik.
The post 65-vjetori i Televizionit Shqiptar, Ketrin Gjoçaj dhe Tom Therçaj: Aset i çmuar kombëtar, shkollë për breza të tërë gazetarësh appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post 65-vjetori i Televizionit Shqiptar, nderim për punën e qindra punonjësve, që rritën vlerat e medies publike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Në vitin 1960, Televizioni nisi transmetimet vetëm për një territor të kufizuar e më pas u shtri në të gjithë vendin, duke mbuluar sot hapësirën më të madhe gjeografike nga të gjitha mediet audiovizive të vendit.
“Do i kujtoj me nostaligji gjithë këto vite, sidomos 40 vitet e mia të punës në RTSH, ashtu siç dua të kujtoj ata që me punën dhe përkushtimin e tyre i dhanë Radio Televizionit Shqiptar një dritare që u bë shumë e dashur për teleshikuesin në tërë trojet shqiptare,” thotë Dhimitër Gjoka, folës për shumë vite në RTSH.
“RTSH ishte i vetmi kanal televiziv që shikohej në mbarë Shqipërinë dhe kudo që shkoje më pëlqente, se në njëfarë mënyre sikur më përkëdhelej sedra që njerëzit më njihnin dhe më flisnin me shumë emocion,” kujton Ketrin Gjoça, prezantuesja e emisionit për fëmijë “Me Ketin”, e cila iu bashkua që e re për të mos iu ndarë stafit të Radiotelevizionit.
“Dashuria e parë dhe e fundit e imja është Radio Televizioni Shqiptar. Të gjitha energjitë tona i kemi hedhur në këtë institucion. Këtu u rritëm. Këtu formuam emër. I uroj me zemër ditëlindjen!” tregon Osman Mula, muzikant, regjisor dhe drejtues i festivaleve muzikore të Radio Televizionit Shqiptar, përveçse anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.
Televizioni Shqiptar prodhoi në më shumë se gjashtë dekada programe që synuan të jenë gjithëpërfshirës, duke pasur në vëmendje informimin, edukimin dhe argëtimin.
Televizioni Shqiptar sot në 65-vjetorin e themelimit numëron me qindra programe tematike, dokumentarë, seriale dhe filma televizivë, koncerte, recitale, festivale muzikore kombëtare, pa lënë mënjanë gjininë e skenës së teatrit.
Sot RTSH feston dhe nderon me krenari dhjetëra gazetarë, muzikantë, artistë, skenaristë, teknikë, kameramanë, punonjës të prodhimit televiziv, që kanë dhënë kontribut të çmuar në pasurimin e programacionit të RTSH.
RTSH është transmetuesi i vetëm publik në Republikën e Shqipërisë dhe synon të përparojë në kohën e teknologjisë dhe sfidave që sjell zhvillimi në fushën e medies audiovizive. RTSH sot është televizioni i historisë së Shqipërisë.
The post 65-vjetori i Televizionit Shqiptar, nderim për punën e qindra punonjësve, që rritën vlerat e medies publike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>