Boçi: Presion ndaj komisionerëve të PD-së / Drejtuesi politik i qarkut Shkodër flet me emra konkretë

luciano boci 9

Lajmi i mirë se edhe organizatori i çdo përpjekjeje  për të penguar vullnetin e shkodranëve më 11 Maj, Benet Beci, e ka kuptuar se e ka të kotë.

 Nuk mundet dhe nuk do ta lejojmë!

Lajmi i keq është se për Benetin, vesi dilka me shpirtin.

Ashtu siç erdhi, i marrë peng, kërkon të imponohet duke marrë peng një proçes që është fillimi i fundit të tij.

Benet, kjo është direkt për ty. Boll!

Hiq dorë se e ke berë Bashkinë si çerdhe partie!

Rama ta ka gjetur zevëndesuesin pas datës 11 dhe po të çon t’i bësh shoqëri Erion Veliajt.

Presioni që po ushtron ndaj administratës shtetërore, por edhe direkt ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike janë përpëlitjet e një regjimi që po shembet.

Konkretisht, presioni ndaj dy komisionerëve tanë, Petrit Dyli dhe Fatmir Shabaj, nga Jozef Kulla, me titull Drejtor i Mirëmbajtjes së Objekteve, Bashkia Shkodër dhe nga sot Bandit politik, përbën shkelje ligjore dhe është dhunë politike.

Ti dhe drejtori yt jeni tashmë të raportuar në misionet nderkombëtare  dhe do kallzoheni në SPAK për krim zgjedhor.

Sot mesazhi ynë është i qartë për çdo punonjës të ndershëm të këtij vendi: Mos hezitoni ta ndëshkoni një regjim që po shembet pa kthim.

Askush nuk ka të drejtë t’ju shantazhojë për vendin tuaj të punës dhe, pas 11 majit, kjo sjellje nuk do të harrohet dhe as të tolerohet.

Ne nuk kemi betejë me administratën.

Përkundrazi – Ne do t’i mbrojmë pa asnjë mëdyshje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.