Bejleri: Shkodra Qendër Universitare / Kandidatët për deputetë të PS- së, takim me pedagogët e UNISHK

Me investimet dhe vemendjen qe po merr Shkodra, qyteti ynë, synojmë të kthehet në një Qendër Universitatre për të gjithë Shqipërinë.
Ky ka qënë mesazhi i përcjellë nga kandidatët për deputet të PS me pedagogët e Universitetit të Shkodrës.
Bejleri u ndal edhe tek rënia e numrit të studentëve në Universitetin e Shkodrës gjatë viteve të fundit ku u shpreh se me kthimin e Shkodrës qendër rajonale, vëmendja do të rritet edhe tek brezi i ri për të zgjedhur universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Pedagogët dhe kandidatët kanë ndarë së bashku ide për përmirësimin dhe përfshirjen e pedagogëve në politilkat lokale dhe kombëtare duke qënë bashkë në zhvillimin e Shkodrës.