Krimet zgjedhore- SPAK: 115 kallëzime, 35 procedime penale të regjistruara

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

115 kallëzime për krime zgjedhore janë regjistruar në SPAK nga partitë politike, qytetarët, Platforma Online, e referime nga Policia e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se 25 prej këtyre kallëzime janë depozituar nga partitë politike, ndërsa thekson se janë regjistruar 35 procedime penale, 8 prej të cilave janë të iniciuara nga vetë SPAK.

“Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:

• Kallëzime nga subjekte politike

• Referime nga Policia e Shtetit

• Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

• Denoncime nga Platforma Online

• Denoncime nga qytetarët

• Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.

• Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese

•Janë regjistruar 35 procedime penale.

•Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht –  dmth të iniciuara nga SPAK”, thuhet në njoftim.

SPAK ka ngritur zyrat e saj në 12 qarqe në funksion të Task Forcës për luftimin e krimeve zgjedhore. Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka firmosur një protokoll me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme, me qëllim shkëmbimin e shpejtë të informacionit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.