Beci: Ekipi i punëve të mira për Shkodrën / Kandidatët e PS-së takime me banorët në sheshin “Prek Cali”

Kandidatët e Partisë Socialiste kanë vijuar takimet me banorët e Shkodrës.
Kësaj radhe takimi u zhvillua pranë sheshit “Prek Cali” në qytetin e Shkodrës. Gjatë këtij takimi, kandidatët vunë theksin tek rëndësia e votës më 11 maj, që është një votë vazhdimësie për projektet e zhvillimit të Shkodrës.
Nga ana e tij, drejtuesi politik, Benet Beci, u shpreh se ekipi i kandidatëve të PS është ekipi i tij për punët e mira për Shkodrën që do të vijojnë pas 11 Majit.
Mbështetja e banorëve të kësaj zone dhe entuziazmi i banorëve rrit pritshmëritë që Partia Socialiste ka për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 11 majit në të gjithë Qarkun e Shkodrës.