Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.
E pranishme ishte edhe ambasadorja e Japonisë në vendin tone, KATO Kikuko.
Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit, Tonin Gjuraj, tha se Japonia ka ndër modelet më të suksesshme arsimore ndaj edhe bashkëpunime të tilla janë në dobi të Shkodrës dhe rinisë.
Ambasadorja Kato Kikuko tha se kjo hap siparin e një sërë bashkëpunimesh vijuese.
Marrëveshja përfshin bashkëpunime të vazhdueshme dhe pjesëmarrje në seminare, konferenca, evente dhe takime akademike, mbi sipërmarrjen dhe zhvillimore;
Shkëmbim të literaturës shkencore dhe informacioneve të tjera;
Praktika studentore;
Seanca informimi mbi punësimin apo kualifikimin;
Shkëmbime të dyanëshme më përvojën e menaxhimit;
Aktivitete dhe publikime të përbashkëta në fushën e kërkimit shkencor / e të tjera;
Organizimin e eventeve në përputhje me përfitimet reciproke të dy institucioneve.