Mbërrijnë materialet zgjedhore – Qarku Shkodër me 8 KZAZ nis administrimi i materialeve

Nga 8 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor që ka qarku Shkodër, 4 prej tyre janë të vendosur në qytet.
KZAZ nr 2 është më e madhja dhe administron 106 qendra votimi, ku përfshin kryesisht njësitë administrative të Bashkisë Shkodër.
Kryetari i saj, Gazmir Jahiqi, tregon mbi administrimin e materialeve zgjedhore.
Të shtunën, rreth orës 11:00, pritet që këto materiale të nisen drejt qendrave të votimit.
Në qarkun Shkodër janë në total 405 qendra votimi.