Bejleri: Në 2 vite u rikthyen donatorët / Kandidati për deputet i PS-së liston investimet kryesore në Bashkinë Shkodër

Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm të Rajonit të Shkodrës ka luajtur bashkëpunimi me partnerët dhe donatorët ndërkombëtarë.
Përmes vizionit afatgjatë, administrimit të përgjegjshëm dhe transparencës, kemi arritur të rikthejmë besimin dhe vëmendjen e tyre në mbështetjen e projekteve madhore në rajon.
Disa nga investimet më të rëndësishme të realizuara me mbështetje të huaj përfshijnë:
• Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në qytetin e Shkodrës dhe shtrirja e tij në zonën e Dobraçit – financuar nga KfW dhe SECO
• Ndërtimi i Impiantit Biologjik për Trajtimin e Ujërave të Ndotura – KfW dhe SECO
• Rikonstruksioni i rrugës Shirokë–Zogaj deri në kufi, si dhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve – financuar nga BERZH
• Ndërhyrje në hyrje të Shkodrës dhe rikualifikimi i bregut perëndimor të liqenit – BERZH dhe Bashkimi Evropian (BE).
• Ndërtimi i molove të liqenit të Shkodrës – BE
• Muzeu i Navigimit – BERZH
• Ndërtimi i rrugës Shëngjin–Baks–Rrjoll – BERZH
• Projekti “Bashki me Energji Inteligjente” për ndriçimin publik – SECO
• Instalimi i paneleve diellore në disa shkolla publike (Oso Kuka, Dëshmorët e Prishtinës, Dëshmorët e Rrencit, Edith Durham, Nikollë Zagorjani) – KfW
• Autostrada Adriatik–Joniane – BE
• Modernizimi i hekurudhës Vorë–Hani i Hotit – BE
• Projekti “Porta e Alpeve” – paketë investimesh nga Malësia e Madhe deri në Lezhë – financuar nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI)
Këto projekte janë dëshmi konkrete e besimit që partnerët ndërkombëtarë kanë sot në kapacitetin tonë për të realizuar investime transformuese. Bashkëpunimet me institucione si BE, KfW, GiZ, SECO, Banka Botërore dhe të tjera sjellin risitë më të fundit, standardet dhe praktikat më të mira Evropiane, duke ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tanë dhe përafruar Shqipërinë e Shkodrën me BE.
Procesi i integrimit evropian është gjithnjë e më afër. Prandaj, puna duhet të vijojë me përkushtim dhe nuk ka më kthim pas.