Ambasadori gjerman vëzhgon procesin e votimit, thirrje qytetarëve: Përdorni të drejtën tuaj për të votuar!

Karl Bergner

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, është i pranishëm në KZAZ numër 41 në Tiranë, ku po vëzhgon nga afër procesin e votimit.

Në një prononcim për gazetaren Sonila Agostini, ambasadori Bergner i bëri thirrje qytetarëve që dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre.

Ai përmendi votën e diasporës dhe votimin dhe numërimin elektronik si përparime në këto zgjedhje. Ambasadori theksoi se Gjermania mbështet integritetin e këtyre zgjedhjeve, në kuadër të mbështetjes që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Dua të përgëzoj shqiptarët për këtë ditë të veçantë. E drejta për të votuar nuk mund të merret për e mirëqenë dhe ne në Gjemani, pas përfundimit të luftës e dimë një gjë të tillë. Një votim i pavarur sot është një moment për të festuar. Dy gjera që doja të përmendja që janë për t’u përgëzuar këtu në Shqipëri është vota e diasporës dhe votimi dhe numërimi elektronik, ky është përparim. Gjermania mbështet integritetin e këtyre zgjedhjeve në kuadër të mbështetjes që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Ky është një moment i mirë për të inkurajuar qytetarët që të përdorin të drejtën për të votuar dhe të votojnë”, u shpreh ambasadori.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.