Aksident fatal në aksin Shkodër-Velipojë / Makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Shkodër- Velipojë.
Rreth orës 10:00, në afërsi të harkut të Berdicës , shtetasja Z.K, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gjovalin Nikolli, 76 vjeç, këmbësor.
Menjeherë në vendngjarje ka humbur jetën i moshuari.
Sipas uniformave blu, policia po vijon procedurat e metejshme për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.