Përpjekja e 11-të, dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar edhe në përpjekjen e 11-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Në seancë të pranishëm ishin 111 deputetë.
Kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish nga PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe që të propozoi anëtarë për komisionin për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Të njëjtat sikurse në seancën e kaluar nuk propozuan asnjë anëtarë, duke kundërshtuar kështu propozimin e LVV-së që kryeparlamentari të zgjidhet në mënyrë të fshehtë.
56 deputetë votuan pro, 1 kundër, derisa s’pati abstenim. Deputetët e partive tjera nuk morën pjesë fare në votim.
Seanca e rradhës vazhdon të mërkurën në orën 10:00.
Vazhdimi i seancës së sotme filloi me një minutë heshtje në nderim të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës, me rastin e 5 majit.