Aksi i vjetër Shkodër-Velipojë / Banorët e Berdicës: Të vihet dorë, po degradohet

Rruga e re Shkodër-Velipojë pati një impakt pozitiv në pjesën e zhvillimit të turizmit dhe shkurtimit të distancës së udhëtimit nga Shkodra drejt Velipojës , por që nga ndërtimi i saj në fshatin Bërdicë nuk është vënë më dorë.
Prej shumë kohësh segmenti i vjetër që lidh Shkodrën me Velipojën vuan mungesën e investimeve.
Në këtë aks, me gjatësi rreth 3 km, ndeshesh më një sërë problematikash si amortizimi i rrugës, dëmtimi e sinjalistikës dhe e mbrojtjeve anësore si dhe mungesa e pastrimit nga bimësia, duke e kthyer këtë rrugë në burim aksidentesh.
Ndërtimi i rrugës së re Shkodër – Velipojë ka bërë që kjo zonë të lihet në harresë.
Kjo rrugë u vjen në ndihmë afro 15 mijë banorëve të fshatrave Darragjat, Bërdicë dhe Trush, të cilët lëvizin çdo ditë në këtë segment, që po degradohet dita ditës.