Zelensky fton papa Leone XIV në Ukrainë

papa Leone XIV në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka ftuar papa Leonen XIV të vizitojë vendin, pas telefonatës së tij të parë sot.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në rrjetet sociale se pati një bisedë telefonike me kreun e ri të Kishës Romake, Papa Leo XIV.

Zelensky tha se të dy patën “një bisedë shumë të ngrohtë dhe vërtet substanciale”, duke e falënderuar atë për fjalët e tij “mbi nevojën për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, raporton The Guardian.

Ai shtoi se, “Një vizitë e tillë do t’u sillte shpresë.

 Vatikani nuk komentoi fillimisht për ftesën.

Zelensky pritet të marrë pjesë në meshën për inaugurimin e papës së ri në Vatikan të dielën.

Papa i sapozgjedhur i lindur në SHBA shprehu solidaritetin e tij me “popullin e dashur ukrainas” në lutjen e tij të parë të së dielës para më shumë se 100 000 njerëzve.

“Uroj që gjithçka e mundur të bëhet për të arritur një paqe autentike, të drejtë dhe të qëndrueshme, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

“Le të lirohen të gjithë të burgosurit dhe fëmijët të jenë në gjendje të kthehen në familjet e tyre”, tha ai duke iu referuar me sa duket mijëra fëmijëve ukrainas që mendohet se janë çuar në Rusi që nga viti 2022”, shtoi ai.

Zelensky theksoi se ai dhe papa kishin rënë dakord të qëndronin në kontakt dhe të planifikonin një takim personal në të ardhmen e afërt.

Vatikani është përpjekur të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë gjatë tre viteve të fundit, por pa shumë sukses.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.