Vijon numërimi në Shkodër – PD kryeson e ndjekur nga PS, PSD forcë e tretë

vijon numerimiii

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër nga kutitë e numëruara deri tani kryeson PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e ndjekur nga PS, ndërsa PSD është forcë e tretë në qark.

E përkthyer në mandate, deri tani demokratët kanë të sigurt pesë mandate, ndërsa Partia Socialiste 4 mandate.

Ashtu siç ka ndodhur katër vite më parë, në këtë qark forcë e tretë është PSD-ja e cila nxjerr dy deputetë.

Ndërkohë, numeruesit e KZAZ-së numër 2 në Shkodër, kanë rënë dakord për mbylljen e përkohshme të numërimit në orën 20.00.

Shkak është bërë ndeshja finale e Final Four, mes Vllaznisë dhe Egnatias.

Numëruesit dhe vëzhguesit duan të ndjekin ekipin e tyre të zemrës, ne ndëshjen më të rëndësishme të këtyre viteve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.