Brazili, zyrtare: Carlo Ancelotti është trajneri i ri

Carlo Ancelotti është t

Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Brazilit. Para se të shpallet largimi i tij nga Real Madridi, federata braziliane njoftoi zyrtarisht marrëveshjen me trajnerin italian, i cili do të marrë drejtimin e klubit duke filluar nga qershori kur do të jetë në stol për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Ekuadorit dhe Paraguajit.

Trajneri italian do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026, me opsion rinovimi deri në Kupën e Botës 2030. Djali i tij Davide, krahu i tij i djathtë te Real Madrid gjithashtu edhe në aventurat e mëparshme, nuk do ta ndjekë atë në këtë përvojë të re.

Ancelotti largohet nga Real Madridi si trajneri me më shumë tituj në historinë e klubit, 15 trofe: tre Liga të Kampionëve, tre Superkupa Evropiane, një Kupë Interkontinentale, dy Kupa të Botës për Klube, dy tituj La Liga, dy Superkupa spanjolle dhe një Kupë e Mbretit.

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, nuk e fshehu kënaqësinë e tij: “Mbërritja e Carlo Ancelottit në drejtimin e Brazilit është më shumë se një vendim strategjik. Është një deklaratë për botën e vendosmërisë sonë për të rifituar vendin e parë në podium. Ai është trajneri më i madh në histori dhe tani ai drejton kombëtaren më të mirë të futbollit, do të shkruajmë kapitullin më të mirë të futbollit brazilian”.

2 3