Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale e propjektit që në bazë ka veprimin klimatik. Vajzat treguan se qëllimi është jo vetëm nxitja e procesit të riciklimit, por edhe ruajtja e mjedisit.
Projekti synon fuqizimin e vajzave dhe grave të reja për të marrë role udhëheqëse në veprimet për mbrojtjen e mjedisit dhe përballjen me ndryshimet klimatike.
Ky angazhim do të kontribuojë në përmbushjen e objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm klimatik.
Ky projekt po zbatohet nga organizata YWCA Albania.