Udhëtimet në zonat malore, ADZM: Turistët duhet të lëvizin me një guidë vendase

Dëshira për të eksploruar natyrën e bukur dhe Alpet Shqiptare, sidomos në zona me terren të vështirë , në shumë raste është shoqëruar edhe me incidente e deri në humbje jete nga vizitorët apo turistë të huaj.
Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër thotë se, pavarësisht hartës apo pajisjeve teknologjike në një udhëtim, në zonat malore është e domosdoshme një guide turistike vendase.
Kryesisht turistët çekë janë ato të cilët marrin iniciativën për të lëvizur pa guidë
Rreth një javë më parë humbi jetën një alpinist nga Kosova i cili u rrëzua në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.
Incidenti tragjik ndodhi në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor.