Udhëtim në kohë me “Andrra n’tren”  – Edicioni i shtatë i Swing Marathon kishte si tematikë vitet ‘20 – ‘30

swing marathon

Nga Tirana në Shkodër, treni i muzikës Jazz mbërriti sërish në stacionin hekurudhor, duke sjellë me vete qindra pjesëmarrës të edicionit të 7-të të Swing Marathon.

 Të veshur me elegancën e viteve ‘20-‘30, ata zbritën me buzëqeshje, plot emocione për përjetimin e një udhëtimi të rrallë me tren në vendin tonë.

Pjesëmarrësit vijuan në rrugët kryesore të qytetit, duke e kthyer Shkodrën për disa orë në një skenë të gjallë muzikore e artistike.

Kostumet retro, atmosfera swing dhe tingujt e jazz-it sollën një ndjesi unike, ndërsa festa kulmoi me performanca live dhe vallëzim deri në orët e vona të mbrëmjes.

Kjo nismë, pjesë e “International Jazz Day” dhe mbështetur nga UNESCO, solli në vëmendje jo vetëm magjinë e muzikës jazz, por edhe fuqinë e saj, që udhëton në hapësirë dhe në kohë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.