Punësimi i të huajve zgjidhje për biznesin vendas – Sektori i turizmit zgjeron punësimin e të huajve për të përballuar mungesën e stafit

Shtetasit e huaj që po vijnë në Shqipëri për t’u punësuar po shihen gjithnjë e më shumë si një alternativë konkrete për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore. Në qarkun e Shkodrës, disa biznese kanë rekrutuar dhjetëra punëtorë të huaj, që janë angazhuar kryesisht në fasoneri dhe shërbimet turistike, duke u integruar gradualisht në tregun vendas të punës.
Përparim Laçi, operator turistik në bashkinë e Pukës, thotë se punësimi i shtetasve të huaj po kthehet në një domosdoshmëri.
Rritja e kërkesës për punëtorë të huaj, sipas bizneseve lokale, nuk lidhet vetëm me mungesën e personelit, por edhe me nevojën për standardizimin dhe profesionalizimin e shërbimeve, sidomos në sektorin e turzmit.
Në vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të punësimit të shtetasve të huaj, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore vendase dhe emigracionit të lartë.