Transformimi i Shirokë- Zogaj / Paralelisht projekti tjetër nga ura e vjetër e Bunës në Shirokë

trasformimi shiroke zogaj

Punimet për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Shirokë-Zogaj, po ecin me ritme të shpejta, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së zonës.

Me përfundimin e këtij investimi, Zogaj do të marrë vëmendje jo vetëm si një fshat turistik me peizazh piktoresk dhe më i aksesueshëm, por edhe në një korridor të rëndësishëm turistik duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe rritjen e vizitorëve. 

Ndërkohë, një tjetër projekt ka nisur prej një jave në aksin Ura e Vjetër e Bunës-Shirokë, ku përfshin rikonstruksionin e trotuareve të këmbësorëve dhe korsive të biçikletave, rikualifikimi i bregut të liqenit për plazh dhe vendparkime.

Shiroka është një nga destinacionet më të frekuentuara nga qytetarët dhe turistët.

 Ndaj, kjo ndërhyrje synon të rrisë sigurinë dhe komoditetin e përdoruesve të biçikletave të cilët zgjedhin të vizitojnë Shirokën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.