Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të Partisë Socialiste në takimeve me banorët e Shkodrës. Në një shesh të tejmbushur dhe një entuziazëm fitoreje, kandidatët janë mirëpritur nga banorët e shumtë të kësaj zone e cila është një nga zonat e transformuara të qytetit.
Drejtuesi politik i PS, Benet Beci në fjalën e tij kërkoi mbështetjen e banorëve për një votë masive për Partinë Socialsite për vijimin e transformimit të qytetit me investime konkrete dhe zhvillim të Shkodrës. Kandidatë njëri pas tjetrin ftuan shkodranët të votojnë numrin 5 Partinë Socialsite si e vetmja forcë poltike e cila tregoi se në 2 vite po transformon Shkodrën. Mesazhi i socialistëve në këtë fushatë është larg retorikës poltike, i fokusuar tek qyteti por edhe projektet e mëdha të transformimit jo vetëm të qytetit por gjithë Qarkut të Shkodrës.