“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM, Ted Kopliku, bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.
Bisedë në oborrin e shtëpisë mes miqsh të vjetër shkodran.
Mes kujtimesh të shumta, të pranishmit vlerësuan figurën e Tedit, jo vetëm si një djalë i ri, por mbi të gjitha idealist dhe atdhetar i mirë.
Votë për Ted Koplikun kërkuan edhe deputetet Emilia Koliqi , Helidon Bushati si dhe i pari i listës, Luçiano Boci.
Kandidati i PD-së, Ted Kopliku, gjithnjë e më shumë po merr mbështetje masive jo vetëm nga të rinjtë, por edhe grup mosha të tjera, duke vlerësuar formimin dhe lidershipin e kandidatit Kopliku.