Shkodra në fokus të gazetës gjermane – “Mercur.de”: Kyeqendra e veriut, “porta” drejt Thethit dhe “fjordeve shqiptare”

shkjodra ne gazeten merkur

Shqipëria po evidentohet  gjithnjë e më shpesh si një ndër destinacionet më të përballueshme dhe tërheqëse të Mesdheut.

Në një artikull të botuar së fundmi në të përditshmen gjermane “Merkur.de”, autorja Silke Böttcher përshkruan vendin si një perlë natyrore, ku në listën e atraksioneve bëjnë pjesë edhe Shkodra me Thethin.

Ato zënë një vend të rëndësishëm në guidën e udhëtimit.

Shkodra, qyteti i lashtë në veriperëndim të vendit, përshkruhet si një nga pikat më tërheqëse për turistët që kërkojnë kulturën, natyrën dhe historinë.

Kalaja e Rozafës, pozicioni pranë liqenit dhe afërsia me Alpet Shqiptare e bëjnë atë një pikënisje ideale për eksploruesit.

Një tjetër përvojë unike është udhëtimi me traget në liqenin e Komanit, që përshkruhen si “Fjordet Shqiptare” falë peizazheve mahnitëse.

Nga Shkodra nis edhe aventura drejt Thethit, një nga perlat më të çmuara të turizmit malor shqiptar. Thethi, i vendosur në zemër të Alpeve, ofron shtigje ecjeje si ai drejt Valbonës apo Syri i Kaltër, duke kaluar përmes ujëvarave dhe luginave të egra.

 Artikulli thekson se ecja në këtë zonë zgjat 6 deri në 8 orë dhe është një nga përvojat më tërheqëse për turistët e huaj.

Ndërsa Shqipëria po citohet në listat e destinacioneve më të preferuara në Evropë, Shkodra dhe Thethi po kthehen në simbole të një turizmi të qëndrueshëm dhe natyror, që ruan autenticitetin dhe bukurinë e virgjër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.