“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Barbin e akullt

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndjekur ndeshjet e Botërorit 2026 se nuk duhet që të kalojnë afatet e qëndrimit pasi në të kundërt do të kenë punë me Sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem.

kristinoemjan282025 scaled 1

“Sigurisht që të gjithë janë të mirëpritur për të ardhur dhe ndjekur këtë event fantastik. Ne duam që tifozët të vijnë, të festojnë, të shikojnë ndeshjet dhe më pas të largohen. Nëse dikush udhëton drejt Amerikës me qëllimin për të qëndruar aty atëherë ky problem i kalon sekretares Noem”, ishte “premtimi” i bërë nga JD Vance.

Siç dihet qeveria e Trump është mjaft e ndjeshme sa i përket emigracionit ilegal. Seklretarja për Sigurinë Kombëtare, Kristi Noem, e cila njihet ndyrshe edhe si “Barbi e akullt” është marrë personalisht me deportimin në vendet e origjinës të disa qindra të burgosurve, të cilët po vuanin dënimin në burgjet amerikane.