Sfidat e medias lokale – Në Shkodër diskutohet etika dhe vetërregullimi për një gazetari më të përgjegjshme

sfidat media

Në një kohë kur mediat lokale përballen me sfida të shumta, në Shkodër u zhvillua një takim i rëndësishëm i organizuar nga Këshilli Shqiptar i Medias.

Me temën “Promovimi i etikës dhe vetërregullimit në mediat lokale, sfidimi i dezinformimit”, ky fokus grup mblodhi së bashku gazetarë dhe aktorë të tjerë lokalë.

Në qendër të diskutimeve ishin përvojat e gazetarëve, sfidat me të cilat përballen në përditshmëri, si dhe mënyrat konkrete për të përmirësuar klimën mediatike në nivel lokal.

Sipas Koloreto Cukalit, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias, një nga problemet kryesore që has media sot është largimi i saj nga interesi publik, si dhe mungesa e mekanizmave të vetërregullimit.

Aktiviteti kishte për qëllim ndërtimin e një vizioni të përbashkët mbi rolin e medias lokale.

 Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian si pjesë e përpjekjeve për të fuqizuar gazetarinë e përgjegjshme në Shqipëri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.