Sfida për titullin kampion U-15 / Java e fundit e kampionatit rezervon duelin direkt Tirana-Vllaznia

belisha

Të shtunën, në fushën “Skënder Halili” në Tiranë luhet sfida më vendimtare e sezonit për ekipin U-15 të Vllaznisë.

Kuqeblutë përballen me Tiranën në javën e fundit të kampionatit, ku do të vendoset titulli kampion i këtij sezoni.

Për shkodranët, vetëm fitorja ka vlerë për të rrëmbyer trofeun.

Skuadra ka zhvilluar një tjetër seancë stërvitore në Shkodër, nën drejtimin e trajnerit Amarildo Belisha.

 Ndeshja pritet të jetë një duel i fortë mes dy prej akademive më të mira në vend, me shumë emocione dhe rivalitet sportiv.

Në kampionatin e moshave, për trajnerin Belisha, fokusi është më shumë në evidentimin e talenteve.

Të gjithë sytë janë tashmë nga kryeqyteti, aty ku do të vendoset se kush do të kurorëzohet kampion i Shqipërisë në kategorinë U-15.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.