Spahia e mbyll fushatën në Postribë / Kandidati i PD- ASHM: Fitorja e 11 majit, për Shkodrën e Shqipërinë Madhështore

spahija postribe

Postriba, “Nderi i Kombit”, u përzgjodh për mbylljen e fushatës elektorale në njësitë administrative të qarkut Shkodër nga kandidati i PD-së, Bardh Spahia.

 Pritja madhështore në këtë zonë është garanci për fitoren e 11 Majit, që t’i rikthejmë Postribës, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë dinjitetin, tha në fjalën e tij doktor Bardh Spahia.

 Ai falënderoi banorët e kësaj zone që kurrë nuk kanë braktisur idealet e tyre dhe prandaj të dielën masivisht duhet të kontribuojnë për të rrëzuar këtë qeveri të bërë palë me krimin e të zhytur në korrupsion.

Banorët e Postribës duke vlerësuar programin e PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, premtuan mbështetjen e tyre që në 11 Maj fitorja t’i përkasë opozitës.