Programi i PS, Berisha i përgjigjet Ramës: Po na kopjoni! Do punojmë që të rikthejmë të rinjtë në Shqipëri

berish

Një ditë pasi kryesocialisti Edi Rama prezantoi programin e për një tjetër mandat në krye të qeverisë, kreu i Partisë Demokratike thotë se mazhoranca po kopjon programin e opozitës, pasi nuk ka alternativë për qytetarët shqiptarë.

“Ne do mundësojmë kredi të buta për çdo çift të ri, për banesë. E di se çmimet sot janë shumë të larta dhe duket se banesa është mollë e ndaluar, megjithatë ne do të ofrojmë mundësi reale për ju, me mbështetje financiare dhe kredi të buta. Ne do të bëjmë gjithçka që politika e fëmijës së tretë, të jetë mbështetje që për fëmijën e tretë shteti të japë mbështetjen e tij deri në moshën 23 vjeçe. Çdo i ri, apo çdo emigrant do të trajtohet pa dallime nëse do të vijë për të investuar në Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vite. Ne do të punojmë që t’i rikthejmë në Shqipëri.

Kundërshtarët tanë kanë kopjuar programin tonë, por ata janë gënjeshtarë dhe të korruptuar dhe në këtë mënyrë e trajtojnë programin. Kanë 12 vite në pushtet dhe nuk kanë ofruar asgjë tjetër veç se kanë dëbuar të rinjtë nga vendi. Edi Rama është një arrogant i lindur dhe e ka në gjak, është problematik, vërtetë problematik. Ai e di se të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë, e kështu ata nuk e pranojnë. Do që ai të largohen nga vendi”, tha Berisha.

Kreu i opozitës thotë se vendimi i parë i qeverisë së tij, nëse votëbesohet nga shqiptarët, është rihapja e rrjetit social TikTok, i cili, sipas tij, censuron demokracinë.

“Vendimi ynë i parë do të jetë rihapja e rrjetit social TikTok, sepse duke goditur këtë platformë për qëllime censure, të gjithë duhet ta dinë se diktatura nis me censurën”, shtoi kryedemokrati.

Këto deklarata kreu i opozitës i bëri gjatë një tryeze të rrumbullakët me temë “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”, ku u prezantua edhe programi i PD, ku fokus do të jetë mbështetja e të rinjve dhe rikthimi në Shqipëri i atyre që janë larguar nga vendi. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.