Prag gjysmëfinalja me Dinamon  /  Vllaznia do të jetë e detyruar të vuajë mungesën e Balës edhe ndaj bluve

brdaric 1 prill

Vllaznia nuk ka patur kohë të “qajë” pikët e lëna me Teutën në barazimin e bardhë pa gola në “Loro Boriçi” pasi ndeshja e radhës është më 2 prill, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Një ditë para saj, tekniku i kuqebluve e nisi konferencën për mediat me ngarkesën që i duhet të përballojë ekipi me ndeshjet në periudhë të afërt kohore.

“Kjo frekuencë e ndeshjeve në çdo tre ditë më rikthen pas në kohë, sepse më kujton periudhën kur luaja si lojtar në Champions League.

Mezi po i pres sfidat e radhës, sepse është vërtetë i bukur ky moment, kur jemi në garë për të dy trofetë e sezonit.

 Duhet të ruajmë energjinë pozitive si ekip dhe të mbështesim lojtarët në fushën e blertë”, u shpreh Brdaric

Tekniku Brdaric vlerëson kundërshtarin e radhës, Dinamon për të gjithë atë çfarë ka treguar deri më tani.

“Dinamo ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri tani. Ata kanë një trajner shumë të mirë dhe lojtarë me përvojë. Ne gjithashtu jemi një skuadër e fortë dhe nesër dua të shoh entuziazëm tek lojtarët në fushën e lojës”, vijoi Brdaric

Vllaznia do të vuajë sërish mungesën e Balës në fushën e lojës.

“Edhe para ndeshjes me Teutën patëm mungesa dhe ndërrimet e hershme gjatë saj na humbën ekuilibrin në lojë. Jam i ndërgjegjshëm që edhe në këtë ndeshje pa sulmuesin kryesor Balaj nuk do të jetë e lehtë, por duhet të japim më të mirën në fushën e blertë”, theksoi Brdaric .

Krahas Vllaznia-Dinamo, që do të luhet më 2 prill në orën 19 në “Loro Boriçi”, gjysmëfinalja tjetër do të jetë Egnatia-Partizani.

 Sfidat e kthimit do të luhen pas tre javësh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.