Ndikimi i Idromenos në Shkodër – Zef Çuni: Meriton një vepër monumentale në qytet

Shkodranët e njohin si “Piaca”, përndryshe “Pedonalja”.
Shtëpitë e vjetra me mure të larta prej guri e porta të mëdha prej druri e bëjnë tërheqëse për sytë e vizitorëve. Rruga ka emërtimin “Kolë Idromeno”.
Gjurmët dhe ndikimi i arkitektit të shquar gjenden kudo në kryeqendrën e veriut.
Në rrugët e Shkodrës mungon një vepër monumentale e figurës së Idromenos, ndonëse artistët e skulpturës kanë krijuar jo pak punime të lidhura me të.
Idromeno e shndërroi Shkodrën në një qendër të rëndësishme të artit dhe arkitekturës përmes projektimit të shtëpive dhe godina publike që pasqyronin një harmoni mes traditës shqiptare dhe stilit perëndimor.