Muaji i ndërgjegjësimit të autizmit, logopedja: Çrregullimi i spektrit autik vazhdon të jetë plagë e madhe e shoqërisë

Fëmijët me spektrin e autizmit ende vuajnë mungesën e disa shërbimeve, të cilat i pengojnë në zhvillimin e mëtejshëm të tyre.Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të autizmit Spitali Rajonal i Shkodrës me Drejtorinë e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Shkodrës dhe Qendrën e Shërbimeve Sociale ILIOS, zhvilluan një aktivitet që kishte në fokus përmirësimin e kushteve për fëmijët me spektrin autik.
Muaji Prill është muaji i ndërgjegjësimit mbi autizimin dhe kërkohet më shumë vëmendje ndaj këtij target grupi.