Mbreti i Jordanisë vizitë zyrtare në Tiranë, pritet nga Presidenti Begaj

Mbreti i Jordanisë vizitë

Mbërrin këtë të premte në një vizitë zyrtare në Shqipëri Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, me ftesë të presidentit Bajram Begaj.

Ky i fundit do presë në orën 12:45 në ambientet e Presidencës Mbretin Abdullah II, për të vijuar më pas me takimin.

Kujtojmë se më 12 maj të 2015-ës, Mbreti i Jordanisë, Abdullah II zhvilloi vizitë në Shqipëri ku u takua me Presidentin asokohe Bujar Nishani ( ndërroi jetë në maj të 2022-shit).

Mbreti Abdullah II shprehu mirënjohjen ndaj vendit tonë për luftën kundër terrorizmit.

“Si një vend me shumicë myslimane Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë për të zgjidhur në problem të tillë. Në këtë vend myslimanet jetojnë pranë njëri-tjetrit si në Jordani. Është me rëndësi të bashkëpunojmë dhe t’i bëjmë ballë terrorizmit. Të gjithë duhet të luftojmë për paqen”, ka deklaruar mbreti i Jordanisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.