Marrëveshja kundër dhunës / Bashkia e Vaut të Dejës përparësi viktimave të dhunës, me programe strehimi

Bashkia e Vaut të Dejës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të adresuar dhe trajtuar rastet e dhunës në familje.
Në këtë kuadër, është nënshkruar për herë të dytë një marrëveshje për evidentimin e referimit të rasteve të dhunës në familje, e cila synon të minimizojë ndikimin e këtyre rasteve dhe të ofrojnë udhëzim për komunitetin kësaj zone.
Viktimat e dhunës në familje konsiderohen si kategori prioritare dhe mund të përfitojnë nga programi i strehimit me sistemin e pikëzimit, që aplikohet në këtë bashki.
Në këtë kontekst, Bashkia Vau i Dejës e ka përqëndruar punën në evidentimin e familjeve që kanë probleme me dhunën.