Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit “Luigj Gurakuqi”. Në fjalën e tij, Kopliku vuri theksin tek rëndësia e arsimit ku PD i kushton vëmendje të veçantë në programin e saj.
Pedagogët, teksa diskutuam mbi problematikat me të cilat haset sot arsimi në vendin tonë dhe në Shkodër, kërkuan politika konkrete dhe afat gjata për rikthimin studentëve në universitetin e Shkodrës. Ata dhanë mbështetje drejt PD-së dhe kandidatit Ted Kopliku.