“Kandidatë për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit”, Celibashi thirrje: Respektoni ndalimin ligjor

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje kandidatëve për deputetë që të respektojnë procesin zgjedhor. Celibashi tha se KQZ ka marrë raportime se kandidatë për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Ai kërkoi nga kandidatët që të zbatojnë ligjin.
“KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit. Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor”, ka deklaruar Celibashi.