“Fatkeqësitë natyrore dhe konfliktet” – Sokoli: Ndërgjegjësim dhe promovim në këtë 18 prill

“Fatkeqësitë natyrore dhe konfliktet” është tema e këtij viti e cila vjen si një thirrje në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve.
Përgjegjësi i sektorit të parqeve arkeologjike Shkodër-Lezhë, Helidon Sokoli u ndal tek rëndësia e ruajtjes së monumenteve.
Shkodra prej vitesh është e prekur nga fenomene natyrore ku kanë dëmtuar edhe monumentet siç janë Xhamia e Plumbit apo kisha në Shirq.
Parku arkeologjik në Shkodër eshtë i dyti në vendin tonë më i vizituari.
18 prilli është shpallur Dita Ndërkombëtare e Monumeneteve dhe siteve arkeologjike nga nga viti 1982, ku qëllimi është ndërgjegjësimi për ruajtjen dhe promovimin e monumenteve.
Në kuadër të kësaj dite e gjithë muzetë janë të hapur dhe hyrja është e lirë për vizitorët si një mënyrë për kremtimin kësaj dite.