Kronikë Archives - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/aktualitet/kronike/ Radio Televiziori Shqiptar Mon, 05 May 2025 11:25:33 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.8.1 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Kronikë Archives - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/aktualitet/kronike/ 32 32 222375147 Arrestohet i riu shkodran / Kultivonte lëndë narkotike me llamba në Spanjë https://www.rtsh-shkodra.live/arrestohet-i-riu-shkodran-kultivonte-lende-narkotike-me-ilamba-ne-spanje/ Mon, 05 May 2025 10:43:20 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=83466 Një 28-vjeçar është arrestuar në aksin “Vau i Dejës–Shkodër”, si rezultat i një operacioni të...

The post Arrestohet i riu shkodran / Kultivonte lëndë narkotike me llamba në Spanjë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një 28-vjeçar është arrestuar në aksin “Vau i Dejës–Shkodër”, si rezultat i një operacioni të koduar “Operacionalja 45”, zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me INTERPOL. Shtetasi Elton Kola, me origjinë nga Shkodra, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis, me ndihmën e llambave, si dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Ai pritet të ekstradohet drejt Spanjës, ku Gjykata e Barcelonës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

The post Arrestohet i riu shkodran / Kultivonte lëndë narkotike me llamba në Spanjë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
83466
Aksident fatal në aksin Shkodër-Velipojë / Makina përplas për vdekje këmbësorin https://www.rtsh-shkodra.live/aksident-fatal-ne-aksin-shkoder-velipoje-makina-perplas-per-vdekje-kembesorin/ Mon, 05 May 2025 10:41:02 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=83478 Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Shkodër- Velipojë. Rreth orës...

The post Aksident fatal në aksin Shkodër-Velipojë / Makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Shkodër- Velipojë.

Rreth orës 10:00, në afërsi të harkut të Berdicës , shtetasja Z.K, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gjovalin Nikolli, 76 vjeç, këmbësor.

Menjeherë në vendngjarje ka humbur jetën i moshuari.

Sipas uniformave blu, policia po vijon procedurat e metejshme për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.

The post Aksident fatal në aksin Shkodër-Velipojë / Makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
83478
Bazë armësh në Shkodër / Arrestohet 61-vjeçari, i gjenden 11 pistoleta, 2000 copë fishekë, 2 antiplumb dhe silenciator https://www.rtsh-shkodra.live/baze-armesh-ne-shkoder-arrestohet-61-vjecari-i-gjenden-11-pistoleta-2000-cope-fisheke-2-antiplumb-dhe-silenciator/ Fri, 02 May 2025 11:27:29 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=83306 Është zbuluar në fshatin Rrencë në Shkodër, një banesë e cila ishte kthyer në një...

The post Bazë armësh në Shkodër / Arrestohet 61-vjeçari, i gjenden 11 pistoleta, 2000 copë fishekë, 2 antiplumb dhe silenciator appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Është zbuluar në fshatin Rrencë në Shkodër, një banesë e cila ishte kthyer në një “bazë” ku për llogari të grupeve kriminale mbaheshin arsenal armësh.

Gjatë operacionit të finalizuar “Baruti”, policia gjeti 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Në pranga është vënë pronari i banesës 61-vjeçari, Çezarin Jaku.

Ndërkohë, armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre ose jo për ngjarje kriminale.

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

The post Bazë armësh në Shkodër / Arrestohet 61-vjeçari, i gjenden 11 pistoleta, 2000 copë fishekë, 2 antiplumb dhe silenciator appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
83306
Vrasje në Shkodër, shtetasja amerikane dyshohet se u qëllua për vdekje nga bashkëjetuesi i saj https://www.rtsh-shkodra.live/vrasje-ne-shkoder-shtetasja-amerikane-dyshohet-se-u-qellua-per-vdekje-nga-bashkejetuesi-i-saj/ Fri, 02 May 2025 10:57:46 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=83286 Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte (2 maj) në Shkodër. Një shtetase...

The post Vrasje në Shkodër, shtetasja amerikane dyshohet se u qëllua për vdekje nga bashkëjetuesi i saj appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte (2 maj) në Shkodër. Një shtetase amerikane dyshohet të jetë qëlluar për vdekje me thikë nga bashkëjetuesi i saj.

Brenda banesës së marrë me qira në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, Policia ndaloi autorin e dyshuar të ngjarjes. Ai u shoqërua në spital në gjendje të dehur dhe me dëmtime të lehta në duar nga mjeti prerës.

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

The post Vrasje në Shkodër, shtetasja amerikane dyshohet se u qëllua për vdekje nga bashkëjetuesi i saj appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
83286
­Hajdutët tentojnë të vjedhin dy banesa – Policia e Shkodrës nis punën për identifikimin e tyre https://www.rtsh-shkodra.live/hajdutet-tentojne-te-vjedhin-dy-banesa-policia-e-shkodres-nis-punen-per-identifikimin-e-tyre-2/ Mon, 28 Apr 2025 12:22:04 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82912 Policia e Shkodrës njofton se persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin dy banesa të...

The post ­Hajdutët tentojnë të vjedhin dy banesa – Policia e Shkodrës nis punën për identifikimin e tyre appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Policia e Shkodrës njofton se persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin dy banesa të ndryshme.

 Më datë 27.04.2025, një 71- vjeçar, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Muriqan, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri.

Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po më datë 27.04.2025, një 66- vjeçar, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Samrish, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë DVP Shkodër,  njofton se në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan një 40- vjeçar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 28 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 28 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

The post ­Hajdutët tentojnë të vjedhin dy banesa – Policia e Shkodrës nis punën për identifikimin e tyre appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82912
­Hajdutët tentojnë të vjedhin dy banesa – Policia e Shkodrës nis punën për identifikimin e tyre https://www.rtsh-shkodra.live/hajdutet-tentojne-te-vjedhin-dy-banesa-policia-e-shkodres-nis-punen-per-identifikimin-e-tyre/ Mon, 28 Apr 2025 11:33:54 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82899 Policia e Shkodrës njofton se persona të paidentifikuar kanë tëntuar të vjedhin dy banesa të...

The post ­Hajdutët tentojnë të vjedhin dy banesa – Policia e Shkodrës nis punën për identifikimin e tyre appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Policia e Shkodrës njofton se persona të paidentifikuar kanë tëntuar të vjedhin dy banesa të ndryshme.

 Më datë 27.04.2025, një 71- vjeçar, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Muriqan, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri.

Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po më datë 27.04.2025, një 66- vjeçar, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Samrish, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë DVP Shkodër,  njofton se në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan një 40- vjeçar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 28 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 28 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

The post ­Hajdutët tentojnë të vjedhin dy banesa – Policia e Shkodrës nis punën për identifikimin e tyre appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82899
Tre të aksidentuar në tunelin e Kalimashit, një nga makinat e përfshira mirëmbante rrugën https://www.rtsh-shkodra.live/tre-te-aksidentuar-ne-tunelin-e-kalimashit-nje-nga-makinat-e-perfshira-mirembante-rrugen/ Fri, 25 Apr 2025 11:53:15 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82731 Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur rreth orës 10:15 në...

The post Tre të aksidentuar në tunelin e Kalimashit, një nga makinat e përfshira mirëmbante rrugën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur rreth orës 10:15 në dalje të tunelit të Kalimashit në drejtim të Kosovës.

Policia bëri të ditur se në aksident është përfshirë një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet me targa të Shkupit.

Përplasja ka qenë e fortë, me dëmtime të shumta në të dyja automjetet, ndërsa tre të aksidentuarit janë transportuar në spitalin rajonal të Kukësit për ndihmë mjekësore. Bluzat e bardha bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet shkelja e rregullave të qarkullimit nga mjeti me targa të huaja.

Si shkak i aksidentit, qarkullimi u ndërpre për pak kohë, ndërsa aktualisht lëvizja e mjeteve vijon normalisht, si në Rrugën e Kombit, ashtu edhe në brendësi të tunelit.

The post Tre të aksidentuar në tunelin e Kalimashit, një nga makinat e përfshira mirëmbante rrugën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82731
Vjedh makinën dhe shkakton aksident  – Shpallet në kërkim 34-vjeçari, la të plagosur dy shtetas https://www.rtsh-shkodra.live/vjedh-makinen-dhe-shkakton-aksident-shpallet-ne-kerkim-34-vjecari-la-te-plagosur-dy-shtetas/ Fri, 25 Apr 2025 10:53:37 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82695 Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 34- vjeçar i cili dyshohet se ka...

The post Vjedh makinën dhe shkakton aksident  – Shpallet në kërkim 34-vjeçari, la të plagosur dy shtetas appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 34- vjeçar i cili dyshohet se ka vjedhur një automjet.

 Ndërkohë që ishte me masë detyrim paraqitjeje, për drejtim automjeti pa leje drejtimi, pasi vodhi automjetin ai shkaktoi aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia thotë se shtetasi K. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 23.04.2025, në lagjen “Partizani”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit S. M. dhe pas disa minutash, duke e drejtuar atë, pa qenë i pajisur me leje drejtimi, ka përplasur një motomjet dhe është larguar.

 Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit.

Ndërkohë, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 62 vjeç, banues në Shkodër, dhe për një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Vjedh makinën dhe shkakton aksident  – Shpallet në kërkim 34-vjeçari, la të plagosur dy shtetas appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82695
Modifikoi një objekt për qitje / Policia e Shkodrës arreston të riun, po qarkullonte me një automjet https://www.rtsh-shkodra.live/modifikoi-nje-objekt-per-qitje-policia-e-shkodres-arreston-te-riun-po-qarkullonte-me-nje-automjet/ Thu, 24 Apr 2025 15:48:05 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82585 Forcat e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të...

The post Modifikoi një objekt për qitje / Policia e Shkodrës arreston të riun, po qarkullonte me një automjet appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Forcat e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, arrestuan në flagrancë një 26 vjeçar nga Shkodra.Sipas bluve i riu me inicialet M.H, teksa po lëvizte me një automjet, gjatë kontrollit që i është bërë , shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një objekt të modifikuar për qitje.Sakaq Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan një 45 vjecar banues në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim. Ky shtetas u kap në PKK Port Durrës.  Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 52 vjeçar, banues në fshatin Dobraç, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave“, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“ dhe “Punësim i paligjshëm”, pasi nga verifikimet e kryera në lavazhin e tij, rezultoi se nuk kishte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit. Sakaq Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas banues në Shkodër, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, pasi kanë kryer punime ndërtimi, në Theth, pa lejen përkatëse. Ndërkohë Specialistët e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 41 vjeçar, banues në Shkodër, pasi është kapur në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke transportuar mallra dhe produkte ushqimore, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Mali i Zi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Modifikoi një objekt për qitje / Policia e Shkodrës arreston të riun, po qarkullonte me një automjet appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82585
Dy aksidente në Shkodër, njëri me vdekje – Një 65- vjeçar humb jetën, ndërsa një 68- vjeçar mbetet i plagosur https://www.rtsh-shkodra.live/dy-aksidente-ne-shkoder-njeri-me-vdekje-nje-65-vjecar-humb-jeten-ndersa-nje-68-vjecar-mbetet-i-plagosur/ Sat, 19 Apr 2025 12:02:49 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82244 Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen  E. N., 70 vjeçe,...

The post Dy aksidente në Shkodër, njëri me vdekje – Një 65- vjeçar humb jetën, ndërsa një 68- vjeçar mbetet i plagosur appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen  E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren  shtetasen L. N., 65 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 65- vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Policia ka shoqeruar drejtuesen e automjetit dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

Ndërkohë që Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërsa një tjetër aksident është  shënuar paraditen e kësaj të premte në qytetin e Shkodrës , rreth orës 11:30, në rrugën “Isuf Sokoli”, një automjet ende i pa identifikuar, ka përplasur shtetasin S. L., 68 vjeç, që lëvizte me biçikletë.

 Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 68- vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor që ka mbërritur shpejt  në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit .

The post Dy aksidente në Shkodër, njëri me vdekje – Një 65- vjeçar humb jetën, ndërsa një 68- vjeçar mbetet i plagosur appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82244