Arrestohet i riu shkodran / Kultivonte lëndë narkotike me llamba në Spanjë

policia 9

Një 28-vjeçar është arrestuar në aksin “Vau i Dejës–Shkodër”, si rezultat i një operacioni të koduar “Operacionalja 45”, zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me INTERPOL. Shtetasi Elton Kola, me origjinë nga Shkodra, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis, me ndihmën e llambave, si dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Ai pritet të ekstradohet drejt Spanjës, ku Gjykata e Barcelonës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.