Dy aksidente në Shkodër, njëri me vdekje – Një 65- vjeçar humb jetën, ndërsa një 68- vjeçar mbetet i plagosur

policia shkoder 15

Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen  E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren  shtetasen L. N., 65 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 65- vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Policia ka shoqeruar drejtuesen e automjetit dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

Ndërkohë që Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërsa një tjetër aksident është  shënuar paraditen e kësaj të premte në qytetin e Shkodrës , rreth orës 11:30, në rrugën “Isuf Sokoli”, një automjet ende i pa identifikuar, ka përplasur shtetasin S. L., 68 vjeç, që lëvizte me biçikletë.

 Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 68- vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor që ka mbërritur shpejt  në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit .