Bogë – Qafë Thore, 80 cm borë – Sylja: Akset e hapura, shqetësim janë drejtuesit e mjeteve pa goma dimërore

Trashësia e dëborës këtë të martë në aksin Qafë Thore -Theth ka arritur në 80 cm.
Kryeinxhinieri i autoritetit verior të rrugëve, Hajrullah Sylja, tregon se të gjitha akset janë të hapura dhe firma po punon me 2 mjete, jo vetëm për mbajtjen hapur të rrugës, por edhe për zgjerimin e saj.
Shqetësim mbeten drejtuesit e mjeteve të cilët nuk e njohin rrugën dhe ngjiten drejt Thethit pa goma dimërore apo zinxhirë.
Krahas reshjeve të dëborës, në rrethin e Pukës ka patur reshje shiu të cilat kanë shkaktuar renie gurësh në disa segmente rrugore dhe po pastrohen nga firma e mirëmbajtjes.