Beci: Votë masive për PS më 11 maj / Kandidatët socialistë takime me banorët në fshahtin Dobraç i Ri

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Benet Beci , është takuar me banorë të zonës Dobraç i Ri në Shkodër. Ai shoqërohej në këtë takim nga kandidati i PS, Bujar Rexha.
Besmir Mataj, si pjesë e kësaj zone dhe një nga bashkëorganizatorët e këtij takimi shprehu mbështetjen maksimale për Partinë Socialiste dhe Benet Becin në këto zgjedhje si vijim i transformimit të Shkodrës.
Për kandidatin e PS, Bujar Rexha, lidhja e ngushtë mes parlamentit dhe pushteit vendor është një binom investimesh dhe vemendjeje e shtuar për Shkodrën.
Nga ana e tij drejtuesi politik, Benet Beci , kërkoi një votë masive me 11 maj, për më shumë përgjegjësi dhe vemendje nga ana e qeverisë shqiptare për Shkodrë
Vetë banorët e kësaj zone pranuan se prej vitesh në këtë zonë nuk eshtë vënë dorë dhe se e vetmja shpresë e tyre është Partia Socialiste.