Beci: Transformimi duhet të vijojë – Drejtuesi politik i PS-së ka bërë thirrje për një numër të lartë deputetësh nga Shkodra

beci 9

Lagjja “Mark Lula” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.

Në këtë takim, ata kanë marrë mbështetjen maksimale të banorëve, duke i garantuar për një votë masive për numrin 5.

Në hapje të takimit ka qenë këshilltarja Alma Mehmetaj, e cila u ndal te investimi që pritet të nisë për pak ditë, në rrugën shumë të pritur “Roza Lejn”.

Kandidatët, njëri pas tjetrit, kanë kërkuar votën për vazhdimësinë e investimeve dhe projekteve transformuese për Shkodrën.

Për drejtuesin politik të PS, Benet Beci, kjo frymë transformimi për Shkodrën nuk duhet të ndalet, dhe Shkodra duhet të ketë një numër të madh deputetësh në Parlamentin Shqiptar nga Partia Socialiste.

Vetë banorët u shprehën të kënaqur me atë çfarë po bëhet në Shkodër dhe projektet që tashmë kanë nisur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.