“20 vite në shërbim” – Myftiu i Pukës vlerësohet nga KMSH për punën e bërë ndër vite

20 vite në krye të Myftinisë Pukë, erdhën përmes një dokumentari që hapi aktivitetin e organizuar nga ana e myftinisë si mirënjohje për Myftiun Gëzim Kopani.
Myftiu Kopani dha kontribut të çmuar në; Çertifikimin e xhamive dhe tokave vakuf të Myftinisë Pukë.
Mirënjohje dhe vlerësime për punën e tij erdhen nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, kisha katolike, institucione vendore e qendrore brenda dhe jashtë vendit , si dhe përfaqësues të organizatave që kanë bashkëpunuar me të ndër vite.
Moment emocionues për myftiun ishte surpriza e familjes.
Për myftiun Gëzim Kopani shërbimi në krye të myftinisë ka qënë obligim dhe privilegj
Në përfundim të takimit ai mori vlerësime si nga Bashkia e qytetit e po ashtu edhe nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.
Krahas detyrës së imamit dhe Myftisë, Gëzim Kopani, nga viti 2005 e në vijim ka dhënë mësime islame,ndërsa në vitin 2008, Gëzim Kopani emërohet nga Zyra Arsimore e Rrethit Pukë mësues i lëndës së Informatikës.