114- vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe / Marinaj: Kjo kryengritje i parapriu shpalljes së Pavarësisë

Në Hot të Malësisë së Madhe, u përkujtua Kryengritja Antiosmane e vitit 1911, e cila i parapriu Shpalljes se Pavarësisë.
Përfaqësues të pushtetit vendor, kandidatët për deputetë, historian, por edhe përfaqësues të viseve shqiptare vunë kurora më lule pranë bustit te heroit Ded Gjo Luli.
Kryebashkiaku i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, tha se kjo kryengritje ishte dëshmi e vendosmërisë së malësorëve per t’u shkëputur nga perandoria osmane.
Me 6 Prill 1911, gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe, luftëtarët e Hotit pushtuan majën e Bratilës dhe me urdhër të Dedë Gjon Lulit, Nikë Gjelosh Luli vendosi Flamurin Shqiptar kuq e zi në Bratilë në afërsi të majës së Deçiqit.
Ngritja e flamurit shqiptar ishte edhe kulminacioni i kryengritjes dhe treguesi më i qartë se qëllimi e Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 ishte luftë me qëllime të qarta për liri, komb dhe shtet shqiptar.