Zgjedhjet e 11 majit, ambasada amerikane mesazh qytetarëve: Mos lejo të tjerët të flasin për ty

“Mos lejo të tjerët të flasin për ty”, është ky mesazhi i shpërndarë nga Ambasada Amerikanë në Tiranë ndaj qytetarëve, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë pa frikë, pasi vota është e tyre.
“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, shkruan ambasada.
Më 11 maj qytetarët shqiptarë do të drejtohen drejt qendrave të votimit, për të zgjedhur forcën politike që ata duan të udhëheqë vendin në 4 vitet e ardhshme, si dhe deputetët që do duan të jetë zëri i tyre në Parlament.
Ambasada amerikane shpërndau disa ditë më parë dy mesazhe të zv.presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës J.D.Vance në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, i cili shprehej se demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i qytetarëve ka rëndësi.
/rtsh.al/