Zgjedhjet 2025 në media – Integriteti mediatik gjatë fushatës zgjedhore, në fokusin e OSBE-së

zgjedhjet osbe takim

“Integriteti mediatik gjatë periudhës zgjedhore” ishte tema e një sesioni informues të zhvilluar sot në Shkodër, i organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mediave vendore.

Në qendër të diskutimeve ishte roli i rrjeteve sociale në pasqyrimin e fushatës zgjedhore dhe nevoja për rregullimin e tyre përmes legjislacionit përkatës.

Sipas të dhënave të prezantuara gjatë sesionit, ndërsa televizioni monitorohet rregullisht për balancën në mbulimin e subjekteve politike, rrjetet sociale aktualisht mbeten jashtë këtij monitorimi për shkak të një vakumi ligjor.

Gjithashtu, në këtë sesion u diskutua roli i institucioneve si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive në raport me median gjatë zgjedhjeve, etika profesionale e raportimit, si dhe u analizuan raste konkrete nga raportimet gjatë proceseve zgjedhore të mëparshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.